“Me zemrën e Bubqit që po rilind”; Rama publikon pamjet nga rindërtimi
Rreth 120 familje do kenë apartamente të reja në 7 pallate dhe 75 banesa individuale në Bubq, Krujë.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga puna që po bëhet për ndërtimin e pallateve dhe banesave individuale, ku do të strehohen familjet shtëpitë e të cilave u shembën nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
“Mirëmëngjes dhe me zemrën e Bubqit që po rilind, ju uroj një ditë të mbarë”, – tha Rama.
Në Buq janë 45 apartamente në 7 pallate me kate të ulëta dhe 78 njësi individuale. Pallatet janë me veshjen e jashtme me standardet e fundit me kursim energjie dhe me ashensor. Banesat individuale janë po ashtu me kapotë për eficiencë energjie.
Tek apartamentet e pallateve janë shtruar linjat ngrohje-ftohje dhe kur të hyjnë familjarët mund të vendosin kondicionerët. Zona është me hapësira publike dhe gjithë kuadrati do të sistemohet si park i gjelbër.
Zonat e reja të Rindërtimit në Thumanë, Fushë-Krujë dhe Bubq po marrin formë dita ditës, falë një punë të jashtëzakonshme.
Në bashkinë e Krujës janë në proces tre site ndërtimi që përfshijnë 443 apartamente dhe 360 shtëpi individuale.
Fraksion.com