AktualitetTë fundit

Koronavirusi në Shqipëri: 2 raste të reja në 24 orët e fundit, asnjë humbj jete

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 4024 testime, nga të cilat kanë rezultuar positivë me Covid19 dy qytetarë: 1 rast në Shkodër, 1 në Durrës.

Aktualisht janë 53 pacientë aktivë me COVID19.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 2 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 5 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,014 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (1 Korrik 2021)

Raste të reja ditore 2
Të shëruar në 24 orë 5
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 4024

Testime totale 808,786

Raste pozitive 132,523
Raste të shëruara 130,014
Raste Aktive 53
Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 22
Shkodër 13
Elbasan 6
Durrës 5
Lezhë 3
Berat 2
Fier 1
Vlorë 1

 

Fraksion.com