Horoskopi mujor, korrik 2021
Ky është horoskopi mujor për muajin korrik 2021. Parashikim i yjeve për punën shëndetin dhe dashurinë për secilën shenjë.
Dashi
Ky muaj do jetë përgjithësisht i qetë dhe pa probleme. Nuk do keni më mosmarrëveshje me të dashurin e zemrës, përkundrazi do i kuptoni gabimet dhe do kërkoni falje. Marrëdhënia mes jush do marrë një tjetër drejtim dhe herë pas here do përjetoni emocione të këndshme. Ju beqarët do ndiheni mirë pranë disa miqve të të afërmve dhe mund të mendoni të afrohen më tepër me ta. Ka mundësi që nga java e dytë të ndodhe diçka e bukur. Shëndeti nuk do ketë probleme serioze, por as shume të qetë nuk do ndiheni. Lodhja do shkaktoje dhimbje shpine dhe koke. Gjendja e financave do jetë shumë herë më e mirë nga sa ju kishit menduar. Përfitoni për të hequr disa para mënjanë dhe për të shlyer borxhet. Në punë do keni ide të mrekullueshme dhe do hidhni goxha hapa përpara. Shefat do ngelen të habitur me suksesin.
Demi
Do përkujdeseni tej mase këtë muaj për jetën tuaj familjare dhe mund të lini pas dore gjithçka tjetër. Nëse jeni në një lidhje, mirë do jetë që të flisni me partnerin për çdo gjë. Ai mund edhe t’iu ndihmojë, përveçse t’ iu kuptojë. Jeta do vazhdoje të mbetet e qetë dhe pa asnjë të re. Ju beqarët nuk duhet të flirtoni me çdokënd që do ju dalë përpara sepse mund të zhgënjeheni tej mase dhe mund të lëndoheni për më tepër. Sipas Dritare.net, shëndeti nuk do jetë në gjendjen më të mirë. Mund të vini re edhe disa probleme me shikimin prandaj duhet sa më parë të flisni me okulistin. Në planin financiar nuk do keni vështirësi nëse i bëni me kujdes llogaritë. Në punë fatmirësisht çdo gjë do ju ecë sipas parashikimeve. Do merrni edhe shpërblime të cilat do ua ngrohin edhe xhepin. Periudha më e begatë do jete java e dytë.
Binjakët
Mos bëni gabim t’i anashkaloni problemet që keni pasur kohët e fundit sepse po nuk u zgjidhen shpejt ato mund të zmadhohen edhe më tepër. Ju të dashuruarit do kaloni javë të turbullta, por edhe javë harmonike dhe të mbushura me emocione. Mundohuni të jeni pozitivë dhe të mos shihni vetëm anën e keqe të gjërave. Ju beqarët nuk duhet të hezitoni të dilni me personat që do iu ftojnë sepse në fund të fundit askush nuk do iu detyrojë të bëni ndonjë gjë me zor më pas. Shëndeti nuk do jetë i mirë. Do ndiheni të stresuar dhe do keni shqetësime të shumta 14 ditët e para. Kujdesuni me tepër për veten. Financat nuk do arrini dot t’i mbani të ekuilibruara sepse nuk do ju lërë dëshira e madhe për të shpenzuar pa fund. Po vazhduat kështu do mbeteni pa para. Në punë do ju duhet pak më tepër durim që të arrini atje ku keni dëshiruar.
Gaforrja
Ky muaj nuk do jetë tërësisht i qetë për ju. Do kaloni moment të këndshme, por edhe momente të stuhishme, të cilat nuk do dini si t’i menaxhoni. Nëse jeni në një lidhje mos bëni gabim ta tradhtoni personin që keni në krah sepse do vijë fundi i gjithë historisë që keni ndërtuar deri më tani. Nga ana tjetër do lëndoheni të dy palët. Ju beqarët duhet t’ia shprehin ndjenjat personit që do pëlqeni sepse po i latë gjërat me kohën keni për ta humbur shpejt atë. Shëndeti do lërë për të dëshiruar sidomos javët e para. Shpesh do ndiheni pa fuqi dhe do keni dhimbje në pjese të ndryshme të trupit. Financat do vazhdojnë të mbeten delikate. Kërkoni ndihmë sepse vetë nuk do i stabilizoni dot. Në punë do keni ide të mrekullueshme dhe do e arrini objektivin tuaj. Nëse ju bëhet ndonjë propozim për ndryshime pozicioni, mendojeni.
Luani
Ky muaj do jetë i tensionuar dhe problematik sidomos për ju që jeni në një lidhje. Asgjë nuk ka për t’iu ecur ashtu si keni dashur dhe herë pas here do ju pushtojë pesimizmi. Ju beqarët do bëni të pamundurën për të mos qëndruar më vetëm. Dilni me këdo që do iu ftojë dhe njihuni sa më tepër me ta. Gjendja shëndetësore do vijë duke u stabilizuar pas javës së parë. Do e rifitoni energjinë e humbur duke u ushqyer në mënyrë të shëndetshme dhe duke u marrë me aktivitet fizik. Financat do mbeten delikate për aq kohë sa ju të shpenzoni shuma marramendëse. Në punë nuk do keni shumë ngarkese kështu që mund t’i merrni gjërat sa më shtruar. Nëse punoni në institucione shtetërore do kenë një periudhe më të begatë dhe plot përfitime.
Virgjëresha
Nëse javën e parë do jeni me nerva dhe do konfliktoheni me të afërmit, pasi të kaloje data 7 gjithçka do fillojë të stabilizohet. Do jeni më të logjikshëm dhe më të matur me çdo gjë. Nëse keni një lidhje, jeta juaj do jetë e mirë. Duke filluar nga jave e dyte nuk do ja shprehni aspak ndjenjat partnerit dhe ai mund të mendoni gjëra të gabuara. E mira është të flisni sa më parë dhe hapur me të. Ju beqarët do fiksoheni pas një personi madje edhe pse nuk do keni guximin t’ia shprehin ndjenjat, nuk do pranoni propozimet nga të tjerët. Shëndeti fatmirësisht nuk do ketë probleme serioze. Do dini si të kujdeseni gjithmonë për veten tuaj. Financat do jenë më të mira sepse kohët e fundit keni ditur t’i bëni me kujdes llogaritë. Mund të kryeni edhe investime. Në pune tregohuni të arsyeshëm dhe për asnjë arsye mos kini besim të verbër tek koleget.
Peshorja
Muaj mjaft i qetë do jetë ky për ju. Nëse keni një lidhje do jeni të logjikshëm dhe nuk do hidhni hapa të pamenduara më parë. Partneri gjithashtu do ju bëjë të ndiheni për mrekulli falë surprizave që do përgatisë në çdo moment. Ju beqarët do jeni të shoqërueshëm dhe do e takoni princin tuaj të kaltër më shpejt nga sa e kishit menduar. Gjërat do marrin një tjetër drejtim pas javës së dytë. Shëndeti nuk do ketë probleme serioze, por shqetësimet e vogla nuk kanë për të munguar. Konsumoni më tepër fruta e perime dhe shmangni gjërat pikante. Me financat do jeni goxha striktë. Pa i bërë mirë llogaritë nuk do hidhni asnjë lloj hapi. Sipas Dritare.net, jeta profesionale ka për të qenë e jashtëzakonshme dhe e mbushur me arritje. Mundet edhe të ndryshoni pozicionin për të kaluar diku ku do fitoni më tepër.
Akrepi
Pasi të kalojnë dhjetë ditët e para jeta juaj do jetë më e mirë. Nëse keni një lidhje do tregoheni të duruar me partnerin dhe do ja shprehni akoma më tepër ndjenjat. Harmonia, komunikimi dhe bashkëpunimi do mbizotërojnë në çdo çast. Shfrytëzojeni çdo sekondë. Ju beqarët do filloni romanca fantastike në datën 10 ose 12. Gjithçka ka për të qenë më ndryshe më pas. Gjendja shëndetësore herë pas here do lerë për të dëshiruar. Mundohuni të mos e teproni me lodhjen dhe të bëni kontrolle sa më shpejt që të mundeni. Kështu do shmangni edhe të papriturat. Në planin financiar do duhet pak kohë derisa gjendja të stabilizohet. Rëndësi ka që gjatë gjithë muajit nuk do keni vështirësi të mëdha. Në punë do gaboni rëndë po u treguat të paduruar. Vetëm me qetësi dhe me plane arrihet më lehtësisht objektivi.
Shigjetari
Ky do jetë një muaj pozitiv dhe i mbushur me momente të bukura. Mundohuni ta shfrytëzoni sa te mundni pranë personave të dashur. Nëse keni një lidhje do jeni më të përgjegjshëm dhe nuk do thoni gjëra të pamenduara. Ekuilibri do mbizotërojë gjithë kohës. Ju beqarët do keni më tepër fat ta gjeni princin e kaltër gjatë dy javëve të para, më pas rastet do jenë më të pakta. Shëndeti nuk do jetë i keq nëse nuk mbani dieta strikte dhe nëse kujdeseni si duhet. Për të ruajtur financat të qëndrueshme do iu lejohet të merrni edhe para hua ose të pranoni ndihmat e pakushtëzuara të familjareve. Në pune do jeni më të qartë në mendime dhe nuk do hidhni hapa të nxituara. Në çdo debat me shefat do keni argumente të forta dhe do i bindni ata në çdo moment.
Bricjapi
Ky nuk do jete një muaj i qetë as për jetën familjare, as për atë sentimentale dhe as për jetën shoqërore. Do kaloni vështirësi të ndryshme të cilat me vone do ju bëjnë më të fortë. Nëse jeni në një lidhje ka mundësi që javët e para të kaloni një krizë të vështirë. Po nuk u treguat të logjikshëm dhe po këmbëngulët gjithmonë për t’u bërë çdo gjë që doni do keni probleme serioze. Shëndeti herë pas here do ketë probleme. Javën e parë bëni kujdes me ushqimet dhe praktikoni ndonjë aktivitet fizik. Nga java e dytë e në vijim situata do përmirësohet dalëngadalë. Buxhetin do dini si ta menaxhoni gjithë kohës dhe nuk do kryeni shpenzime të pamenduara. Në punë do jeni të vendosur të ndiqni rrugën e drejtë për të arritur qëllimet tuaja. Nëse jeni ekonomistë do jeni më të privilegjuar.
Ujori
Ky do jetë muaji i pajtimeve dhe i uljes së tensioneve. Do jeni më të hapur ndaj diskutimeve të qeta. Nëse jeni në një lidhje çdo gjë do përmirësohet pas javës së parë. Do filloni t’i shihni gjërat me një sy tjetër tashmë dhe do doni ta ndryshoni sa më parë rutinën. Ju beqarët do bëni mirë të jeni më përzgjedhës dhe jo të pranoni ftesën e parë që do ju bëhet. Duke parë shumë do bëni zgjedhjen më të mirë. Gjendja shëndetësore nuk do jetë e mirë, por e shkëlqyer. Do keni gjithë energjinë dhe dinamizmin e duhur. Nuk pritet të prekeni as nga virozat e stinës. Në planin financiar do ju duhet me të vërtetë goxha mund dhe sakrifica për ta stabilizuar sa më parë situatën. Mirë është që këto çështje të mos ua besoni miqve. Në punë duhet t’i mendoni gjërat me kujdes para se të veproni dhe të mos rrezikoni së tepërmi.
Peshqit
Do keni diskutime të gjata me familjarët dhe me personat e afërt gjatë këtij muaji. Do i kuptoni gabimet e bëra më herët dhe do mundoheni që t’i ndreqni ato. Nëse jeni në një lidhje mos lejoni që rutina t’iu pushtojë, por bëni edhe ndonjë çmenduri të vogël që të rindizni atmosferën dhe pasionin. Ju beqarët do keni takime të papritura dhe do merrni propozime fantastike. Gjithçka do jetë edhe më e bukur nga më parë. Shëndeti nuk do jetë gjithë kohës i mirë. Do ndiheni nervozë dhe mund të keni probleme me stomakun. Në planin financiar do jeni më të organizuar dhe gjendja nuk do jetë aspak problematike. Në punë gjërat do marrin një tjetër drejtim. Të gjitha përpjekjet e bëra deri më tani do japin rezultatet e veta. Edhe gjërat që dikur iu janë dukur të vështira do arrihen.
Fraksion.com