AktualitetTë fundit

Gjyqtarja e Apelit Zegjine Sollaku nuk justifikon dot 7 milionë lekë

Gjyqtarja e Apelit të Tiranës Zegjine Sollaku doli sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në kuadër të procesit të vetingut. Nga hetimet doli se gjyqtarja e Apelit kishte probleme me justifikimin e pasurisë.

Hetimi Administrativ për Sollakun u krye nga trupa gjykuese që kryesohet nga Xhensila Pine, me relator Lulzim Hamitajn dhe anëtare Suela Zhegun. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Francesco Ciardi.

Gjatë seancës dëgjimore u evidentua se gjyqtarja kishte pasaktësi në deklarime dhe nuk justifikonte dot 7 milionë lekë. Sipas raportit të Komisionit, bashkëshortët Sollaku kanë në pronësi 8 apartamente, të verifikuara nga hetimi administrativ, disa garazhe, si dhe dy makina.

Ndërsa sa i përket pastërtisë së figurës dhe kriterit të profesionalizimit nuk u evidentua asnjë problem.

 

Fraksion.com