AktualitetTë fundit

Makina përfundon në dyqanin e luleve nga shpejtësi ‘skëterrë’ në Vlorë

Bazuar në pamjet e aksidentit të një dite më parë në Vlorë, ku makina përfundoi në një dyqan lulesh, shkaku ka qenë shpejtësia e madhe me të cilën po lëvizte shoferi.

Pamjet që janë fiksuar nga kamerat e sigurisë të biznesit përballë dallojnë fare qartë se automjeti nga shpejtësia e tepërt s’ka mundur të frenojë në kohë. Në momentin kur ka marrë kthesën makina ka rrëshqitur duke përfunduar në biznesin aty pranë.

Makina tip “Volkswagen Golf 5”, me targa AA 012 RX po ecte me shpejtësi, papritmas aka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në dyqanin e luleve.

Dy personat të cilët ndodheshin në automjet janë larguar nga vendngjarja, ndërkohë që banorët dhe policia nxorën automjetin nga dyqani i luleve me ndihmën e një karotreci.

Një banore aty pranë tregoi për Top Channel se dëgjoi një zhurmë doli në ballkon për të parë se çfarë kishte ndodhur. Ajo tha se policia dhe ambulanca mbërritën me shpejtësi në vendngjarje por dy të rinjtë janë larguar me shpejtësi nga vendi ku ndodhi aksidenti.

“Në momentin që ka ndodhur aksidenti dëgjova zhurmën dhe dola në ballkon. Pashë makinën të futur në dyqan, vjen policia dhe ambulanca në ato momente. Ambulanca iku bosh sepse s’kishte njeri në makinë. Ishin dy persona, ndodhi aksidenti, dolën nga makina dhe ikën me vrap”, shprehet qytetarja.

Ndërsa çdo ditë po bëhet apel për ndërgjegjësim, sërish nuk ka një reagim të të gjithë drejtuesve të makinave, të cilët ecin me shpejtësi pa marrë parasysh pasojat.

Kujtojmë se disa ditë më parë vendi ynë u trondit nga vdekja e 4 personave të së njëjtës familje në rrugën Fier-Vlorë, ku shoferi me makinën tip “Audi” i përplasi ndërsa ecte me 200 km/orë.

 

Fraksion.com