AktualitetTë fundit

“Kanë zënë rërën pa leje”; Policia sekuestrohen shezlongë e çadra në bregdetin e Durrësit

Ka nisur këtë paradite në Durrës aksioni kundër zënies së paligjshme të rërës në bregdetin e këtij qyteti.

Sipas nNews 24 në terren kanë shkuar aktualisht dy grupe me policë bashkiakë dhe të Policisë së Shtetit, teksa kjo e fundit është iniciatore e këtij aksioni.

Deri më tani janë sekuestruar shezlongët dhe çadrat e tre subjekteve. Aksioni po zhvillohet nga Ura e Dajlanit tek Iliria, si dhe nga Përroi i Agait deri te Shkëmbi i Kavajës, sipas informacionit të marrë në tre sektorë.

Aksioni i policisë është në zhvillim e sipër për të gjitha ato subjekte që kanë zënë territor plazhi pa leje zyrtare.

 

Fraksion.com