AktualitetTë fundit

K. S. kapet me kanabis dhe euro false, arrestohet nga policia e Tiranës

Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë pasi nga kontrolli që iu ushtrua nga efektivët ‘Shqiponja’ iu gjet lëndë narkotike kanabis dhe një kartëmonedhë 100 euro, e cila dyshohet se është e falsifikuar.

Policia bën me dije se 29-vjeçari është identifikuar me inicialet K.S

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. S., 29 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme ‘Shqiponjat’ iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis dhe një kartëmonedhë 100 Euro e dyshuar e falsifikuar”,shkruhet në njoftimin e Policisë.

 

Fraksion.com