AktualitetTë fundit

Grabitet furgoni me banane në Fushë Krujë, autorët e maskuar dhe me sende të forta nxjerrin shoferin nga mjeti

Grabitet nje furgon mallrash ne Fushe Kruje.

Lajmi bëhet i ditur nga News 24e cila raporton se ngjarja ka ndodhur mengjesin e sotem ne rrethrrotullimin e Thumanes.

Mesohet se autore kane qene 3 persona te maskuar, te cilet nen kercenimin e mjeteve te forta kane zbritur drejtuesin e mjetit dhe i kane marre furgonin me banane.

Pas njoftimit policia ushtroi kontrolle dhe u vu ne drejtim te mjetit, duke e gjetur të braktisur ne nje fshat te Kurbinit.

Policia e Krujës jep detaje për grabitjen e furgonit të mallrave, te rrethrrotullimi i Thumanës.

Policia thekson se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku tre persona kanë kërcënuar me sende të forta shoferin dhe i kanë marrë furgonin e mallrave që transportonte banane.

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 30.06.2021, rreth orës 03:45, është paraqitur në ambientet e Policisë shtetasi F. B., 62 vjeç, banues në Tiranë, i cili deklaron se në Thumanë, tre persona ende të paidentifikuar duke e kërcënuar me sende të forta i kanë marrë furgonin e mallrave që transportonte banane.

 

 

Shërbimet e Policisë menjëherë pas marrjes së informacionit kanë orgaizuar punën ku gjatë krehejs së zonës kanë bërë të mundur gjetjen e mjetit në Kurbin.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa persona të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen si dhe janë sekuestruar pamjet filmike për zbardhjen e plotë të ngjarjes

 

Fraksion.com