Estoni: Asgjësohen mijëra vaksina kundër COVID-19, pas problemit me frigorifer
Një problem në një frigorifer në Estoni, ka dëmtuar më shumë se 68,000 doza të vaksinave të kompanisë AstraZeneca, javën e kaluar, pasi temperatuara është rritur në 15 gradë Celsius, ka thënë Bordi Shëndetësor në këtë shtet.
Sistemi i alarmit nuk ka identifikuar problemin, që ka zgjatur më shumë se 12 orë, dhe është vërejtur vetëm pasi një person ka hyrë në dhomën e ftohtë.
Vaksina e kompanisë AstraZeneca duhet të mbahet në temperaturë 2-8 gradë Celsius.
Të paktën 32,000 doza të vaksinave tjera janë asgjësuar po ashtu.
“Raste të tilla janë të papranueshme”, ka thënë Kati Kusmin, udhëheqëse e kompanisë që ka hetuar incidentin.
Vaksinat e shkatërruara veçse ishin ndarë si donacione jashtë Estonisë, andaj programi i vaksinimit nuk është ngadalësuar, ka thënë transmtuesi publik i Estonisë.
Estonia ka vaksinuar 50.4 për qind të popullsisë me të paktën një dozë të vaksinës, më pak se mesatarja e Bashkimit Evropian prej 58.7 për qind.
Fraksion.com