‘Sherr’ për bregdetin edhe mes zyrtarëve, ish-ministri Lleshaj pranon përplasjen me kryebashkiakun socialist
Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka pranuar se ka patur përplasje të forta me kryebashkiakun socialist të Lezhës, Pjerin Ndreu, gjatë kohës që ishte drejtues politik në qarkun e Lezhës.
Lleshaj deklaroi në emisionin “Breaking” në Top News, se me kryebashkiakun socialist ka patur divergjenca, por jo konflikt të fortë.
Dhe siç duket, shkak kryesor i sherrit mes tyre ka qenë menaxhimi i bregdetit.
Keni patur konflikt me Pjerin Ndreun?
Nuk kam patur konflikte të natyrës politike as personale. Unë kam shërbyer për një periudhë si drejtues politik në qarkun e Lezhës, kam disa standarde që nuk i thyej, ka patur divergjenca në qëndrimi, por jo konflikte. Nuk kam patur ndonjë bashkëpunim të thellë, pasi kemi qenë në pozicione të ndryshme. Kam patur divergjenca, padyshim kam patur divergjenca.
Për çfarë?
Qëndrimi për menaxhimin e bregdetit. Aty kemi patur divergjenca. Unë vazhdoj të kem qëndrim ndryshë për vijën bregdetare. Mendoj që duhet t’i shërbejë publikut./Gazeta SHQIP
Fraksion.com