“S’e kuptoj ngutjen për ta bërë mbledhjen në teatër”; Leli refuzon sërish: Do të doja të isha, por e kam agjendën e programuar
Vijojnë sërish përplasjet mes Këshillit Bashkiak në Vlorë dhe kreut të bashkisë Deritan Lelit. Kryetari bashkisë së Vlorë, ka refuzuar sërish që të marrë pjesë në mbledhjen e thirrur nga këshilli bashkiak, të cilët kërkojnë ballafaqim për mbarëvajtjen e punëve të qyteti.
Këshilli bashkiak ka kërkuar që mbledhja të zhvillohet nesër në datë 30 qershor në ambientet e tetarit ‘Petro Marko’, por Dritan Leli propozoi që të mblidhen më 29 qershor në aplikacionin Zoom.
Mëgjithatë, Leli thotë se ka të pamundur që të jetë në mbledhjen që do të zhvillohet nësër, kjo për shkak të axhendës së paracaktuar më parë. Leli thotë se do të donte të ishte i pranishëm duke i qëndruar të gjitha pikave që kërkohen, siç do doja që kjo mbledhje të ishte zhvilluar më parë, në datën e paracaktuar, për të mos zvarritur jo vetëm nevojat ekonomike të familjeve e fëmijëve në nevojë.
Më tej ai shton se nuk e kupton ende arsyen e këmbënguljes së vazhdueshme për të krijuar mizanskena në teatër, kur gjithçka ka funksionuar më së miri, siç të gjithë e dini, online.
‘I kisha kërkuar Këshillit Bashkiak që ta zhvillonim sot mbledhjen e radhës, atë që u pezullua po prej këshillit, megjithëse e planifikuar prej tij, dhe u shty pa rënë dakord, për në datën 30. 06. 2021.
E gjithë kjo, shpalos një situatë jo normale dhe jashtë funksionit të këshillit të bashkisë, megjithatë, për shkak të një axhende të programuar kohë më parë, nuk e kam të mundur të jem pjesë, siç i njoftova!
Do doja të isha i pranishëm, duke i qëndruar të gjitha pikave që kërkohen, siç do doja që kjo mbledhje të ishte zhvilluar më parë, në datën e paracaktuar, për të mos zvarritur jo vetëm nevojat ekonomike të familjeve e fëmijëve në nevojë, por edhe për të proceduar me pompat e ujit që ndërkohë mund të ishin blerë dhe komunitet e Vlorës, Nartës e Zvërnecit, t’iu ishin afruar zgjidhjeve që kërkojnë.
Personalisht, nuk e kam kuptuar ende arsyen e këmbënguljes së vazhdueshme për të krijuar mizanskena në teatër, kur gjithçka ka funksionuar më së miri, siç të gjithë e dini, online.
Forma mund të jetë e rëndësishme për të krijuar karaktere e realitete imagjinare, por në atë që ne bëjmë dhe duam të arrijmë, vendndodhja nuk ka pasur asnjëherë rëndësinë e përmbajtjes!
Sidoqoftë, u përpoqa dhe shpresova se do ta realizonim mbledhjen e sotshme, në pamundësi për ta kryer gjatë ditëve në vazhdim.
Promovimi dhe zhvillimi i Vlorës, bashkë me programet e qeverisë, në të gjitha sferat ku mund të afrohet me zhvillimin e vendeve të rajonit, është programi im i çdo dite. Uroj që të kemi të njëjtin qëllim sepse nuk ka rrugë tjetër për të ndihmuar qytetin!’- shkruan Leli në rrjetet sociale.
Fraksion.com