AktualitetTë fundit

Koronavirusi në Shqipëri: 1rast i ri në 24 orët e fundit, asnjë humbje jete

Në 24 orët e fundit është shënuar vetëm një rast i ri me Covid-19 në vendin tonë, nga 2954 testime të kryera.

Pacienti i cili ka rezultuar pozitivë me Covid19 është një qytetar në Elbasan, ndërsa aktualisht janë 63 pacientë aktivë me COVID19 në vend. Vetëm 1 pacient po merr trajtim spitalor të specializuar.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 4 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,994 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (28 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 1
Të shëruar në 24 orë 4
Të shtruar në spitale 1
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2954

Testime totale 798,276

Raste pozitive 132,513
Raste të shëruara 129,994
Raste Aktive 63
Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 26
Shkodër 14
Durrës 5
Lezhë 5
Elbasan 5
Berat 3
Dibër 2
Kukës 1
Fier 1
Vlorë 1

 

Fraksion.com