AktualitetTë fundit

Aksident në Bulqizë, makina humb kontrollin dhe del nga rruga, ndërron jetë 30-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen e një 30-vjeçari ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Bulqizë.

Viktima e identifikuar me inicialet D. GJ. banues në Krastë Martanesh po udhëtonte me automjetin tip “Mitsubish” në aksin rural Ballejë-Krastë kur ndodhi aksidenti fatal për të.

Makina është shkatërruar nga përplasja e fortë dhe i riu nuk ka mundur të mbijetojë nga plagët e marra.

Nuk dihet ende shkaku që ka sjellë humbjen e kontrollit të makinës dhe rënien në humnerë.

Njoftimi i policisë:

Me datë 29.06.2021, në orët e para të mëngjesit shtetasi D. GJ., 30 vjeç, banues Krastë Martanesh, duke drejtuar automjetin tip ‘Mitsubish’ në aksin rural Ballejë-Krastë ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Kujtojmë se më 25 qershor aksidenti në rrugën Vlorë-Fier mori jetën e 4 anëtarëve të familjes nga Patosi që kishin ardhur me pushime në Shqipëri pasi jetonin në Greqi, pasi Igli Madani i përplasi me “Audi”-n që po ecte me 200 km/orë.

Në të njëjtën ditë, makina përplas për vdekje një 82-vjeçar në zonën e “Vasil Shantos” në Tiranë.

Më 28 qershor ndërroi jetë një person në Përrenjas, ndërsa po udhëtonte me zetor ku është përplasur me kamionçinën në një rrugë pa ndriçim.

 

Fraksion.com

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com