AktualitetTë fundit

Vendimi i Kryeministrit Rama, Enkelejda Muça largohet nga Avokatura e Shtetit, emërohet në vend të saj Brunilda Lilo

Nga sot Brunilda Lilo do të jetë Avokatja e Përgjithshme e Shtetit. Vendimi i Këshillit të Ministrave është botuar sot në fletoren zyrtare. Ajo ka zëvendësuar në këtë detyrë Enkelejda Muçajn. Lilo ka mbajtur më parë detyrën e Avokates së Shtetit pranë Zyrës së Gjykatave të huaja, ndërkombëtare dhe arbitrazhit ndërkombëtar

Vendimi i plotë

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 21, pika1, 26, pika 5, shkronja “a”, të ligjit nr. 10018, datë 13.11.2008, “Për Avokaturën e Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Enkelejda Muçaj lirohet nga detyra si Avokat i Përgjithshëm i Shtetit.

2. Brunilda Lilo emërohet Avokat i Përgjithshëm i Shtetit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

Fraksion.com