Sekretari Blinken me koalicionin kundër ISIS-it
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, tha të hënën se 10 mijë luftëtarë të grupit militant ISIS mbeten ende në qendrat e paraburgimit të Forcave Demokratike Siriane, ndërsa nënvizoi se situata është e paqëndrueshme.
Sekretari Blinken tha se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të nxisin vendet që të riatdhesojnë, rehabilitojnë apo përndjekin qytetarët e tyre që ishin bashkuar me ISIS-in.
Ai i bëri këto komente në hapje të takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të koalicionit global kundër ISIS-it, të cilin e bashkë-kryeson me ministrin e Jashtëm italian, Luigi di Maio.
#OneMissionManyNations | Il Ministro @luigidimaio co-presiede con il SdS USA @SecBlinken la Riunione Ministeriale della Coalizione globale anti-Daesh, che si tiene oggi a #Roma pic.twitter.com/WYMWmpWIVf
— Farnesina 🇮🇹 (@ItalyMFA) June 28, 2021
“Kërcënimi është tjetërsuar dhe transferuar në vende të reja, si Afrika. Kjo do të jetë në krye të agjendës së bisedimeve. Qasja nuk është thjeshtë vetëm ushtarake, por çfarë mund të bëhet në një sërë sferash, përfshirë ndihmën për njerëzit që u zhvendosën nga konfliktet në Afrikë si dhe aspekti ideologjik i përpjekjeve për të mposhtur Shtetin Islamik.”
Departamenti i Shtetit thotë se Siria mbetet një shqetësim shumë i madh, me dhjetëra mijëra gra dhe fëmijë në kampe humanitare, gjë që përbën kërcënim të mundshëm sigurie, pasi ISIS-i përpiqet të shfrytëzojë kampet për të rekrutuar gjeneratën e ardhshme të luftëtarëve.
Shtetet e Bashkuara filluan në vitin 2014 ngritjen e një koalicioni, që përshinë tanimë 83 anëtarë, me synim mposhtjen e grupit militant Shteti Islamik, i cili atëbotë mori nën kontroll një zone të gjerë në gjithë Sirinë veriore dhe Irakun dhe në vitin 2019 deklaruan se militantët ishin dëbuar nga pjesët e fundit të territorit të kontrolluar prej tyre./VOA
Fraksion.com