Manastrirliu: Aplikoni në e-Albania për t’u vaksinuar nëse jeni +18 vjeç
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi se vaksinimi për moshat plus 18 vjeç nis më 29-30 qershor.
Ajo ju bënë apel qytetarëve që të aplikojnë në e-Albania për t’u vaksinuar.
“Aplikoni në e-Albania për t’u vaksinuar nëse jeni +18 vjeç, më 29-30 qershor, të cilat do të jenë ditët e hapura të vaksinimit masiv. Qendrat e vaksinimit që do të jenë të hapura nesër dhe pasnesër, nga ora 08:00-20:00”, shprehet ajo.
Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 930,126 doza të vaksinës ndaj COVID-19. Prej tyre 389,436 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antikovid.
Fraksion.com