Koalicioni Global kundër ISIS; Ministrja Xhaçka në Romë, përfaqëson Shqipërinë
Mbahet sot në Romë takimi i ministrave të Jashtëm të Koalicionit Global për shkatërrimin e Daesh/ISIS.
Shqipëria përfaqësohet në ministerial nga delegacioni, kryesuar nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.
Në ministerial i pranishëm edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Blinken. Takimi i ministrave të jashtëm të Koalicionit Global, i pari pas konstituimit të adminisratës Biden.
Kjo është një ngjarje shumë e rëndësishme për 83 anëtarët e Koalicionit, më shumë se gjysma e të cilëve do të marrin pjesë në nivelin Ministror, dy vjet nga takimi i fundit me format të plotë. Ky takim është gjithashtu një njohje e përpjekjeve të Italisë në luftën kundër grupit terrorist, si në sferën ushtarake dhe civile.
Takimi Ministror i Romës do të jetë një mundësi për të riafirmuar kohezionin e Koalicionit në sigurimin e një disfate të përhershme të Daesh (organizatë terroriste në Siri dhe Irak), për të riafirmuar angazhimin e përbashkët për stabilizimin e zonave të çliruara në Siri dhe Irak dhe për të forcuar bashkëpunimin në grupet tematike të punës.
Fraksion.com