AktualitetTë fundit

I riu në Drimadhas nxjerr armën dhe qëllon në ajër, autori në kërkim nga policia

Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një 28-vjeçar, pasi mbrëmjen e djeshme, gjatë një konflikti të çastit në Drimadhas, ka qëlluar në ajër me armë dhe është konfliktuar fizikisht me shtetasit D. D.,

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u bë shpallja në kërkim e shtetasit H. F., 28 vjeç, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në Drimadhes, gjatë një konflikti të çastit, ka qëlluar në ajër me armë (sportive) pistoletë dhe është konfliktuar fizikisht me shtetasit D. D. dhe O. T”, thotë Policia.

Uniformat blu gjithashtu raportojnë se në pranga ka rënë edhe një 37-vjeçar. Ky i fundit, ushtronte dhunë sistematike ndaj të shoqes.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin E. S., 37 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij”, përmbyll Policia në njoftim.

 

Fraksion.com