“Bregdeti ynë”; IKMT nis prishjen e objekteve pa leje në Radhimë
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka vijuar sot prishjen e objekteve pa leje në Radhimë të Vlorës.
“Nis java e tretë e aksionit “Bregdeti ynë. Sot në Radhimë, Vlorë”, bën të ditur IKMT.
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur në javën e dytë të qershorit aksionin për pastrimin e bregdetit nga objektet e paligjshme.
Operacioni i IKMT-së filloi në Ksamil dhe Velipojë, për të vijuar më pas në zonat e tjera, Durrës, Shëngjin, Sarandë ndërsa sot është ndalur edhe në Radhimë.
Pas përfundimit të shembjeve në bregdet IKMT do të nisë punën për shembjen e ndërtimeve pa leje në Zonat e Mbrojtura dhe përgjatë akseve rrugore në mbarë vendin.
Fraksion.com