AktualitetTë fundit

U shua një familje në aksident; Të rinjtë protestë në Tiranë para Ministrisë së Brendshme, bllokohet rruga

Dhjetëra të rinj u mblodhen sonte në Tiranë, në shenjë proteste ndaj kamikazëve të rrugëve.

Tubimi spontan erdhi në shenjë solidarizimi me katër anëtarët e një familje nga Patosi, të cilët u shuan në një aksident tragjik rreth orës 8 e 23 të mëngjesit në aksin rrugor Fier-Vlorë, në vendin e njohur si “Kripa”.

Disa prej tyre bllokuan rrugën dhe u shtrinë përdhe para  Ministrisë së Brendshme në shenjë solidarizimi dhe njëherësh revolte për mospërgjegjësinë e institucioneve shtetërore edhe përballë ngjarjeve kaq tragjike.

“Një njeri që udhëton me 150-200 km/h në orë në një rrugë, sado që të jetë limiti i saj, mendoj se është vrasës potencial. Se ai nuk u aksidentua, por vrau, mori në qafë dikë tjetër. Ka diçka që nuk funksionon këtu. Ne shohim kudo policë, por këta njerëz e lëvizin me mbi 150 km në orë janë aktiv.”, tha një qytetar për mediat.

Eduart Gushi 44 vjeç, bashkëshortja e tij Silvana 33 vjeçe dhe dy vajzat e çiftit, Anastasia dhe Eva, 14 dhe 9 vjeç u shuan në aksidentin tragjik të kësaj të premteje.

Ata u përplasen për vdekje nga pas nga një 22 vjeçar me një “Audi luksoz”.

 

Fraksion.com