Shuhet e gjithë familja: Aksidenti i merr jetën burrit, gruas dhe dy vajzave të mitura
Eduard Gushi, emigrant prej 2 vitesh në Greqi, u kthye në shtëpi bashkë me familjen e tij, bashkëshorten Silvanën dhe dy vajzat 14 dhe 9 vjeç, Anastasia dhe Eva.
Pas hapjes së kufirit mes Shqipërisë dhe Greqisë, ata erdhën për të pushuar disa ditë në Vlorë, por ky fatkeqësisht ishte udhëtimi i fundit.
Makina e tyre, Toyota me targa greke është goditur me forcë të jashtëzakonshme nga një Audi me targa shqiptare, ndërsa udhëtonte në autostradën Fier-Vlorë, pranë kripores. Nga goditja mjeti ka dalë nga rruga i shkatërruar tërësisht.
Dëshmitarët, policia e më pas ekipet e emergjencës e patën të vështirë të nxirrnin me radhë, të pajetë, të gjithë pjesëtarët e familjes Gushi. Në banesën e tyre në fshatin Dukas në Patos nuk banon askush.
Këto janë fotot e fundit të dy motrave të mitura. Foto e fundit e Eduardit me vajzën e tij të vogël.
Fraksion.com