Milaim Zeka ‘plas’ bombën: Albin Kurti kërkon të fusë në kurth Edi Ramën! Ja skenari që dëmton Shqipërinë dhe Kosovën
Ministrja e Drejtësisë së Kosovës, me anë të një deklarate, ka kërkuar që Shqipëria të angazhohet në një padi ndërkombëtare në Gjykatën e Hagës ndaj Serbisë, për genocid në Kosovë.
Por, analisti Milaim Zeka mendon se pas kërkesës, qëndron kryeministri i Kosovës dhe e gjitha është “kurth prej tij, pasi provat nuk janë të mjaftueshme për fituar gjyqin“:
“Nuk ka ministër në kabinetin e Kosovës, që guxon të bëjë një prononcim sado të vogël, pa konsultim paraprak me kryeministrin Kurti.
Është kurth, sepse hap armiqësi mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke thënë që ne i propozuam Edi Ramës dhe Presidentit të Shqipërisë që të bëjë një padi por ata nuk e bënë dhe kjo shkakton një hasmëri dhe një urrejtje.
Nuk duhet ta bëjë qeveria shqiptare një gabim të tillë, që faktikisht do të amnistonte Serbinë nga krimet e kryera në Kosovë, duke u nisur nga fakti se është e humbur para gjykatës ndërkombëtare, sepse as Mlladiçi që kishte 1 milion prova për Bosnjën nuk u akuzua për genocid. Ne jemi më të dobët me provat”.
Analisti kujton se “në momentin që një gjykatë ndërkombëtare merr vendim se Serbia nuk ka kryer genocid në Kosovë, atëherë një politikan i Kosovës dhe i Shqipërisë, në çfarëdo forumi ndërkombëtar nuk mund të bëjë këtë padi, të paktën politike”.
“Qeveria Kurti po vazhdon duke luajtur rolin e një qeverie hipokrite, e cila ndërkohë që nuk ka pranuar vaksinat nga kryeministri Edi Rama, vetëm për inate politike. Po kërkon të fusë në kurth Ramën dhe qeverinë e Shqipërisë, duke i bërë thirrje publike për ngritjen e një padie në gjykatën ndërkombëtare për genocid. Është kurth sepse hap armiqësi mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke thënë që ne i propozuam Edi Ramës dhe Presidentit të Shqipërisë që të bëjë një padi por ata nuk e bënë dhe kjo shkakton një hasmëri dhe një urrejtje”, thotë Zeka në “Top Talk”.
Sipas Zekës, këto veprime, Kurti i bën si “strategji e tij që qytetari i Kosovës ta humbë vëmendjen nga problemet reale”. “Problem real për qytetarët tanë atje është vaksinimi i popullsisë dhe papunësia”, shton analisti.
Sipas tij, edhe përfshirja e Partisë Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në Shqipëri, ishte e gabuar.
“Çfarë iu desh Albin Kurtit që të vinte me deputetë të Vetëvendosjes dhe të përzihej në fushatën elektorale në Shqipëri. Është vazhdim i skenarit”.
Më tej, Milaim Zeka flet për grupe antishqiptare në të dyja vendet:
“Sa herë fillon sezoni i turizmit, qarqe të ndryshme antishqiptare në Kosovë dhe Shqipëri, u bëjnë thirrje turistëve kosovarë që të mos vijnë në Shqipëri. Kjo ka ndodhur gjatë këtyre ditëve, duke sjellë fotografi se gjoja hotelet e ndryshme në Durrës kanë varur flamujt e Serbisë, gjë që nuk është e vërtetë dhe se gjoja pushuesit kosovarë nëpër plazhet e Shqipërisë keqtrajtohen”./Top channel
Fraksion.com