AktualitetPolitikëTë fundit

Fati i negociatave; Mimi Kodheli flet për zgjidhjen e ngërçit: Mundësia do të vijë shumë shpejt!

Deputetja e PS, Mimi Kodheli, e ftuar në emisionin “Java në RTSH”, në lidhje me negociatat, tha se beson fort që Europa do ta gjejë forcën për të dhënë zgjidhjen.

Në panelin me analistët Preç Zogaj dhe Lorenc Vangjeli, Kodheli u pyet se cila mund të ishte zgjidhja e këtij ngërçi.

Kryetarja e komisionit të punëve të jashtme u shpreh se mundësia për t’u zgjidhur mund të vij shumë më shpejt nga çfarë ne e mendojmë.

“Bazuar në propozimin francez, të gjithë kapitujt që do hapen më tutje, do jenë me metodologjinë e re. Mbase mund të ndodh që mund të ketë ndryshime që do kenë të bëjnë me veton. Ne shprehim dëshirën e mire që kjo të ndodhë dhe ne si Shqipëri duhet të fokusohemi tek gjërat tona. Mendoj se mund të gjendet zgjidhje edhe pa pasur ndryshime për veton. Ndoshta mundësia do të vij shumë më shpejt nga ajo që ne mendojmë. Vazhdoj të besoj fort se Europa do ta gjejë forcën për ta vënë Bullgarinë në presion pozitiv,”- u shpreh deputetja Mimi Kodheli në emisionin “Java në RTSH”.

 

Fraksion.com