“E hodhe dobiçin në ferrë dhe…”; Ori Nebiaj reagon për shtatzaninë e mundshme
Moderatorja e njohur, Ori Nebiaj është përfolur për një shtatzëni të mundshme. Disa media rozë, raportuan se Nebiaj ishte në pritje të fëmijës së saj të parë.
Thashethemet nisën pas publikimit të disa fotove të moderatores ku shihej me bark pak më të fryrë se zakonisht dhe me veshje të gjera.
Mirëpo, Ori Nebiaj i ka hedhur poshtë pretendimit mëngjesin e sotëm. Teksa moderonte emisionin Wake Up, ajo u ngrit në këmbë për të treguar barkun e saj të sheshtë.
“Ndërkohë kishin gjetur edhe foto me të gjëra ku të dukej sikur ka diçka aty. A mendon se duhet të çohem në këmbë?! Një plan (tregon barkun e sheshtë),”- iu drejtua prezantuesja, kolegut të saj, Isli Islamit.
Ndërsa ky i fundit iu përgjigj: “Si tha: E hodhe dobiçin në ferrë dhe erdhë të na bësh për budallenj”.
Pas kësaj, të dy kanë shpërthyer në të qeshura.