AktualitetPolitikëTë fundit

“Askush nuk është mbi ligjin”; Ambasadorja Kim: SPAK do të japë më shumë rezultate që

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim zhvilloi sot një takim me Altin Dumanin, shefin e Seksionit të Krimit të Organizuar të SPAK.

Kim shprehu vlerësimin ndaj Dumanit për ndjekjet e shumta që kanë rezultuar me burgim dhe konfiskim të pasurisë.

“Takova Altin Dumanin, shefin e Seksionit të Krimit të Organizuar të SPAK, sot për të shprehur vlerësimin për ndjekjet e shumta që kanë rezultuar me burgim dhe konfiskim të pasurisë”, u shpreh ambasadorja Kim në një reagim në rrjetet sociale.

“SPAK do të japë më shumë dhe më shumë rezultate që tregojnë se askush nuk është mbi ligjin”, tha Kim.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com