AktualitetPolitikëTë fundit

“Nuk kam bërë mrekullira, por…”; Mimi Kodheli mban fjalim emocionues në Kuvend, kolegët e duartrokasin (Video)

Deputetja Mimi Kodheli ka folur në seancën e fundit të saj në Kuvendin e Shqipërisë.

Kodheli ka dalë nga diskutimi i rendit të ditës duke thënë se qëllim i saj ka qenë i qartë si përfaqësuese e popullit dhe angazhimi maksimal.

Mimi Kodheli tha se ajo nuk ka bërë mrekullira, madje edhe Kuvendi në 30 vite shumë gjëra nuk ka ditur ti bëjë mire, ose nuk i ka bërë fare.

Ajo shpreson të shihet sërish me deputetët ndërkohë falenderoi disa figura, mes të cilëve dhe Edi Ramën të cilit i shprehu mirënjohje, si bashkëpuntor, lider dhe mik, si dhe për mundësinë që i ka dhënë për të përfaqësuar atdheun.

‘’Do dal pak nga diskutimi. Të nderuar kolegë, kur e pyetën presidenten e parë të parlamentit Italisë, çdo të thotë të bësh politikë, ajo u përgjigj të dëgjosh arsyetimin e të tjerëve. Nuk e di sa e kemi bërë, por di që edhe nëse e kemi bërë, nuk e kemi bërë mjaftueshëm.

Nuk është e vetmja gjë që mund e duhet të bënim më mirë. Në këtë sallë është konsumuar retorikë politike totalisht e panevojshme, fjalë fyese, janë thënë të paqena dhe janë bërë veprime që nuk i shkojnë për shtat as qytetarit më të thjeshtë, aq më pak një përfaqësuesi të tij. Kjo është bërë thuajse gjithmonë në emër të ppopullit. Por ndërkaq ka patur debate konstruktive, janë bërë ligje e reforma të vlefshme, janë pritur e përcjellë miq të Shqipërisë dhe shumë e shumë punë të mira.

Meqenëse kjo është fjala ime e fundit në këtë sallë si deputete, nuk dua të flas për atë që s’kemi ditur ta bëjmë, apo që nuk i kemi bërë fare. Është kohai  rregullon. Me gjithë të metat tona, ky institucion e kjo folotre mbeten më të rëndësishmet. Ndjej respect e përulje për kolegët që dhanë maksimumin e tyre për të përmbushur detyrën.

Më lejoni, pa rënë në patetizëm, të tejçoj disa falenderime, faleminderit Gramoz Ruçi për lidershipin në politik dhe leksionin së fundmi, faleminderit kolegë socialist të legjislaturave. Faleminderit kolege, gra, vajza e nëna të shoqërisë shqiptare.

Faleminderit kolegëve të tjerë të partive të tjera që kam bërë debate, kemi dialoguar. Faleminderit gjithë socialistëve e socialisteve nga Bjeshkët e Nemuna në Finiq.

Faleminderit atyre qytetarëve, që më mbështetën, që me besimin tek unë kanë qarë e qeshur, janë lodhur e kanë bërë beteja, por dhe kanë festuar. Atyre të rinjve që kanë parë një model apo një shoqe, pavarësisht se në moshë isha sa nëna e tyre.

Ndjesë të madhe të gjithë atyre të njohurve e të panjohurve që nuk i jam përgjigjur siç do të doja. Unë nuk kam bërë mrekullira, por misioni im ka qenë i qartë dhe angazhimi maksimal.

Faleminderit Edi Rama për çfarë ke ditur të jesh, bashkëpuntor, mik dhe lider. Faleminderit për mundësinë për ti shërbyer atdheut, meqë jemi tek atdheu. Dy fjalë për të ardhmen. Duhet të kemi besim tek e ardhmja, të ardhmen që ia kemi borxh atdheut tonë të dashur e të patjetërsueshëm.

Një mik thotë se dashuria për atdheun s’ka arsye, është e ngjizur. Ju ftoj ta duam vendin, pa arsye dhe ta dëgjojmë arsyetimin e njëri-tjetrit. Shqipëria ndodhet në një prej momenteve të rëndësishëm, çdo punë e bërë pa egoizëm, i bën mirë vendit.

Shpresoj të shihemi së shpejt, duke bërë punë të mira dhe punë të mbarë sesionit të ri parlamentar. ‘’- tha Kodheli.

Deputetja e PS-së Mimi Kodheli kandidoi në Tiranë në zgjedhjet e 25 prillit, dhe ishte e 21-a në listën e Partisë Socialiste. Ajo nuk arriti të merrte votat e nevojshme për tu zgjedhur deputete edhe në legjislaturën e ardhshme.

Mimi Kodheli ka më shumë se 20 vite në politikën aktive.

Aktualisht ajo është zëvendëspresidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Gjithashtu ajo është Kryetare e Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme dhe Kryetare e Delegacionit parlamentar shqiptar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Mimi Kodheli është Doktore e Shkencave Ekono­mike prej vitit 2007 dhe Master në Administrim Biznesi nga Universiteti  Lincoln, Nebraska, SHBA, në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës në vitin 2000.  Ajo është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, Dega Financë, në vitin 1986.

Znj. Kodheli ka hyrë në politikë në vitin 2002, kur edhe u emërua Zëvëndëskryetare e Bashkisë së Tiranës.  Në vitin 2005, u emërua Prefekte e Qarkut të Tiranës. Prej vitit 2009 është zgjedhur  deputete e Kuvendit të Shqipërisë.

Në karrierën parlamentare ka mbajtur pozicionin e Zëvendëskryetares së Komisionit të Ekonomisë dhe Financave përgjatë legjislaturës 2009-2013 dhe aktualisht  është Kryetare e Komisionit për Politikën e Jashtme dhe Kryeshef i delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Mimi Kodheli u zgjodh nënkryetare e PA-së së NATO-s në nëntor të vitit 2020.

Gjatë viteve 2013-2017 ka shërbyer si Ministre e Mbrojtjes e Shqipërisë. Prej vitit 2007 e në vazhdim është Anëtare e Kryesisë së Partisë Socialiste.

 

Fraksion.com