AktualitetPolitikëTë fundit

Komisariati i Policisë së Shkodrës me kushte komode; Rama uron ditën e mbarë

Godina e re e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër ofron kushte komode pune për punonjësit e strukturave të rendit.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje sesi ishte kjo godinë dhe si është transformuar.
“Mirëmëngjes dhe me transformimin e Komisariatit të Policisë së Shkodrës, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.

Godina e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër ofron kushte komode pune për punonjësit e strukturave të rendit dhe sigurisë në kryeqendrën e veriut të vendit, si dhe një cilësi më të mirë shërbimi për mijëra qytetarë të Shkodrës.

Rinovimi i infrastrukturës së Komisariateve dhe Drejtorive të Policisë në të gjithë vendin përbën një prioritet për qeverinë dhe Ministrisë së Brendshme.

Prej vitesh në këtë godinë nuk është ndërhyrë, përjashto riparime apo meremetime të vogla.

Godina e re i ka dhënë një imazh tjetër policisë vendore të Shkodrës.

Fraksion.com