AktualitetTë fundit

Ishte i dehur në timon dhe mbante drogë me vete, kapet 35 vjeçari që s’ju bind policisë

Policia raporton se  një 35-vjeçar nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar, por që është  arrestuar pak çaste më vonë.

35-vjeçari në tentativë për tu arratisur ka aksidentuar një tjetër makinë dhe u vërtetua se ishte i dehur, si dhe mbante drogë me vete.

“Rrugorët e kryeqytetit, pasi kanë marrë një njoftim nga qytetarët se një automjet po bënte manovra të rrezikshme në rrugën “Dritan Hoxha”, menjëherë vlerësuan telefonatën dhe informacionin e dhënë duke u vunë në ndjekje të automjetit, drejtuesi i të cilit sapo ka parë patrullën e Policisë Rrugore, jo vetëm që nuk i është bindur shenjës së ndalimit, por ka shtuar shpejtësinë duke aksidentuar një automjet tjetër në lëvizje dhe duke rrezikuar edhe përdoruesit  e tjerë të rrugës.

Ndjekja e automjetit ka vijuar nga patrullat e tjera të Policisë Rrugore, të cilat kanë arritur të ndalojnë dhe neutralizojnë drejtuesin e automjetit në rrugën “Ibrahim Rugova”, pa shkaktuar pasoja për përdoruesit e tjerë të rrugës. Nga verifikimi me aparatin alkooltestues rezultoi se drejtuesi i automjetit, shtetasi me iniciale B. A., 35 vjeç, ishte në gjendje të dehur në masën 0.66 mg/l testi i parë dhe 0.65 mg/l testi i dytë. Gjithashtu, gjatë kontrollit personal, këtij shtetasi iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar canabis sattiva”, njofton policia.

Mësohet se ndaj 35-vjeçarit rëndon akuza për kryerjen e veprave penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

#NeseDrejtonMjetinNenEfektin🥃KaVetemNjeDestinacion🚔

#MosQendroniIndiferentNdajSjelljeveTeTillaTelefono112👮🏻♀

#PoliciKomunitet🤝SiguriPartneritet👏

 

Fraksion.com