AktualitetBota+Të fundit

Ashgabat, qyteti më i shtrenjtë për emigrantët

Kryeqyteti i Turkmenistanit në Azinë Qendrore është emëruar si qyteti më i shtrenjtë në botë për punëtorët e huaj.

Ashgabat, një qytet me rreth një milion banorë, kryesoi një hulumtim të kostos së jetesës për vitin 2021 të kompanisë së konsulencës Mercer.

Renditja e vendos Ashgabatin mbi qytetin më të kushtueshëm të vitit të kaluar, Hong Kongun, i cili u vendos i dyti, i ndjekur nga Bejruti i Libanit dhe Tokio e Japonisë, raporton bbc.

Raporti vjetor rendit 209 qytete bazuar në koston e shpenzimeve, të tilla si strehimi, transporti dhe ushqimi.

Mercer tha se vlerësoi më shumë se 200 mallra dhe shërbime për raportin, i cili është krijuar për të ndihmuar kompanitë dhe qeveritë në të gjithë botën të përcaktojnë sa duhet të paguajnë punonjësit e huaj.

Shumica e qyteteve në dhjetë vendet e para të Mercer janë qendra biznesi ku rritja ekonomike ka çuar në një rritje të çmimit të banesave dhe kostove të tjera të jetesës.

Por, Ashgabat i detyrohet renditjes së saj të lartë më shumë problemeve ekonomike sesa prosperitetit.

Jean-Philippe Sarra i Mercer pohoi se “inflacioni i lartë lokal” shpjegoi ngritjen e Ashgabatit në të parin nga i dyti në studimin e vitit të kaluar. Inflacioni është shkalla e rritjes së çmimeve për mallrat dhe shërbimet me kalimin e kohës.

 

Fraksion.com