6 të rinj shpërndanin kanabis në Kukës, arrestohen nga policia
6 të rinj të cilët shpërndarin kanabis në doza të vogla në Kukës janë arrestuar.
Policia e Kukësit ka finalizuar operacionin e koduar “Binomi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotikëve.
Gjatë aksionit, policia ka sekuestruar lëndë narkotike në doza të vogla dhe fara kanabisi në Kukës dhe Has, si dhe ka arrestuar 6 persona.
Njoftimi i policisë:
Strukturat e DVP Kukës, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotikëve, në kuadër të hetimit disamujor të nisur ndaj disa shtetasve, për shpërndarje të lëndëve narkotike në Kukës dhe Has, bazuar në provat e siguruara, organizuan punën dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Binomi”.
Gjatë operacionit, në qytetin e Kukësit, në lagjen Zabel, shërbimet e Policisë kanë ndaluar dy automjete, me drejtues shtetasit G. P. dhe A. C.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetet e tyre, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde narkotike kanabis dhe fara kanabisi.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar së këta shtetas shpërndanin lëndë narkotike në doza në qytetin e Kukësit dhe Hasit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
Fraksion.com