AktualitetTë fundit

U arrestua nga SPAK si pjesë e grupit të strukturuar kriminal; KLP pezullon me votë unanime prokurorin e Sarandës Sali Hasa

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka pezulluar nga detyra prokurorin Sali Hasa i cili u arrestua ditën e shtunë për korrupsion dhe grup kriminal.

Anëtarët e KLP kanë votuar unanimisht pezullimin nga detyra të prokurorit të Sarandës, Sali Hasa.

Prokurori Hasa, sëbashku me gjashtë persona të tjerë, mes tyre dhe zyrtari i klubit të futbollit Përmeti, Bledar Hajredini si dhe një oficer i policisë gjyqësore, Napoleon Hodaj u arrestuan ditën e shtunë nën akuzën e korrupsionit.

Në pranga gjithashtu u vendos dhe Qerim Ruçi, arbitër i ndeshjeve të futbollit. Arbitri Ruçi dhe Bledar Hajredini akuzohen për veprën penale ‘Paracaktim i rezultateve në garat sportive’.

 

Fraksion.com