AktualitetRajoniTë fundit

Tërmet i fortë me magnitudë 5.7 në Greqi

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.7 të shkallës Rihter ka tronditur gjatë natës Greqinë. Mediet fqinje raportojnë se lëkundja e fortë është regjistruar në jugperëndim të qytetit të Nisyros, në Dokekanez.

Instituti Sizmologjik Euro-Mesdhetar (EMSC) njoton se tërmeti ka qenë me një thellësi të vogël prej rreth 2 kilometrash. Mediet greke kanë kontaktuar me autoritetet e ishullit, të cilët kanë thënë se tërmeti është ndjerë shumë, por fatmirësisht nuk raportohet për dëme.

Lëkundja është regjistruar në orën 01:14 të mesnatës, ndërsa disa minuta më vonë është shënuar një tjetër tërmet me magnitudë 4 të shkallës Rihter, me një epiqendër 24 km në jugperëndim të Tilos dhe një thellësi prej 10 km.

foto galeri foto galeri

 

Fraksion.com