“Nga ora 11:00 – 17:00”; Urgjenca Mjekësore këshilla për qytetarët në këto ditë të nxehta
Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore ka këshillur të gjithë qytetarët në këto ditë të nxehta që kanë kapluar vendin.
Sipas postimit duhet të evitohet ekspozimi në diell nga ora 11:00 – 17:00, sidomos për fëmijët dhe të moshuarit.
Gjithashtu rekomandohen dushe të shpeshta me ujë të vakët, ndërsa për çdo urgjencë që mund të ndodhë mund të telefonohet në numrin 127.
Postimi i plotë:
Ndihma e parë: Goditja nga i nxehti.
Parandalimi i dëmtimeve nga i nxehti:
– Evitoni ekspozimin në diell nga ora 11:00 – 17:00, sidomos për fëmijët dhe të moshuarit.
– Ambienti të jetë i freskët dhe ajrosur mirë. Të vendosen perde të errëta në dritare që janë të ekspozuara ndaj rrezatimit të diellit.
– Të pihen sa më shumë lëngje, kryesisht ujë.
– Konsumoni vakte ushqimore të shpeshta dhe në sasi të vogël. Të ftohta dhe me përbërës ushqimorë të tretshëm.
– Vishuni me rroba të lehta, me ngjyra të hapura dhe prej pambuku ose linoje.
– Për personat që përdorin terapi mbajtëse të mos e ndërpresin ose ndryshojnë pa u konsultuar me mjekun.
– Rekomandohen dushe të shpeshta me ujë të vakët dhe pa u tharë me peshqir.
Për çdo Urgjencë Mjekësore telefononi në numrin pa pagesë 127.
Fraksion.com