AktualitetLife StyleTë fundit

Meta “ia mbath” nga i nxehti i Tiranës, filmohet duke luajtur “volejboll” në Gjirin e Lalzit

Presidenti i Republikës është filmuar ditën e sotme ndërsa luante volejboll në breg të detit.

Më herët gjatë ditës kreu i shtetit ishte i pranishëm në një ceremoni në Presidencë ku dekoroi me titullin “Mjeshtër i Madh” tre ish-futbollistët e Tiranës, Pavle Bagaviki, Bujar Tafaj dhe Perikli Dhales.

Mesa duket, në pjesën e dytë të ditës Meta ka zgjedhur që të pushojë në bregdetin e Adriatikut, për të shmangur disi temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin.

Në video presidenti shfaqet ndërsa luan me një lojtar të Shijakut.

 

Fraksion.com