AktualitetPolitikëTë fundit

Video, Kodheli: Kontesti maqedonas-bullgar nuk e mban peng rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së

“Nismat dhe Forumet Rajonale si dhe të gjitha çështjet që prekin marrëdhëniet dypaleshe, ishin pjesë e rëndesishme e bisedës gjatë takimit në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut.”  informoi sot Kryetarja e Komisionit të Politikës së Jashtme në Kuvendin e Shqipërisë, Mimi Kodheli.

Shqipëria vlerëson se kontesti maqedonas-bullgar nuk po e mban peng rrugëtimin e saj drejt BE-së. Znj Kodheli gjatë vizitës zyrtare në Shkup  deklaroi se rrugëtimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është i përbashkët dhe se në këtë proces nuk ka hatër mbetje.

Kodheli vlerëson se reformat e realizuara në dyja shtetet janë bazë e fortë për dritë jeshile nga BE-ja.

“Nuk besoj se jemi këtu për të penalizuar njëri-tjetrin, përkundrazi jemi për t’u ndihmuar. Nuk e kam besuar atëherë që Maqedonia e Veriut do të penalizohet për shkak të Shqipërisë dhe sot nuk e besoj që ne do të penalizohemi për shkak të Maqedonisë së Veriut dhe një vendi fqinjë. Sigurisht që vijnë nga dy prapavija të ndryshme reformash dhe historike por që puqen në një pikë, që është ajo e hapjes së negociatave si dy vende fqinje brenda Ballkanit Perëndimorë”, deklaroi Mimi Kodheli, Kryetare e Komisionit për Politikë të Jashtme, Shqipëri.

 

 

“Ndodhem sot në Maqedoninë e Veriut bashkë me një grup kolegësh të Komisionit për Politikën e Jashtme në një vizitë dy ditore. Kjo vizitë bëhet në një moment shumë të rëndësishëm për të dyja vendet.
Takimi me Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, z. Osmani u zhvillua në një frymë bashkëpunimi, mirëkuptimi dhe bashkërendimi konstruktiv.’, shkroi më herët Kryetarja e Komisionit të Politikës së Jashtme në Kuvendin e Shqipërisë, Mimi Kodheli në profilin e saj në rrjetin social Facebook.

 

Fraksion.com