AktualitetPolitikëTë fundit

“30 vjet më parë”; Ambasadorja Kim citon ish-Sekretarin amerikan Beker në Tiranë: Ju jeni me ne dhe ne jemi me ju

Ambasadorja amerikanë në Shqipëri Yuri Kim ka kujtuar sot vizitën e  Sekretari amerikan të Shtetit në Tiranë, 30 vjet më parë, James Baker, e cila ishte e para e një udhëheqësi perëndimor pas lejimit të pluralizmit në Shqipëri.

Ambasadorja Kim,  ka cituar disa fjalë të ish Sekretarit amerikan nga sheshi Skënderbej ku shprehu mbështetjen e SHBA ndaj vendit tonë. “Ju jeni me ne dhe ne jemi me ju”, tha Baker.

Kim nënvizon se që nga ajo kohë shumë gjëra kanë ndryshuar dhe jemi në një pikë kthehese, por e njëjtë mbetet mbështetja e SHBA.

“Pikërisht 30 vjet më parë, Sekretari i Shtetit Baker qëndroi me popullin shqiptar në Sheshin Skënderbej dhe tha: “Ju jeni me ne dhe ne jemi me ju.” Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga ajo kohë dhe ne jemi përsëri në një pikë kthese, por një gjë mbetet e njëjtë: Ju jeni me ne dhe ne jemi me ju”, shkruan Kim.

 

Fraksion.com