“Rrinte në celular dhe pinte cigare”; Blerina Bombaj: Shumë nga punonjësit shqiptarë nuk kanë…
Pronarja e “Sarajet e Pashait” në Dhërmi Eva Bubeqi e ftuar në emisionin “Java në Dritare” në Dritare TV tha se në hotelin e saj ka punësuar vetëm filipinas, pasi shqiptarët sipas saj nuk kanë kulturë pune. Kjo deklaratë e Bubeqit ka shkaktuar reagime të forta në rrjet. Në debat ka ndërhyrë edhe Blerina Bombaj. Në një koment Bombaj tregon një rast që i ndodhi në biznesin e saj me një djalë, shqiptar, që nuk punonte, por më shumë rrinte në celular dhe duke pirë cigare.
“Sapo kam punesuar nje ndihmes kuzhinjer, 24 vjec, paga fillestare eshte 70.000 lekë per pune 8 orarshe, plus siguracion sigurisht. Dhe diten e dyte, meqenese ishte dite jave dhe nuk ka shume pune (ndonjehere ska edhe fare sepse punojme kryesisht fundjavave), mund ta kem pare mbi 10 here te pije cigare jashte kuzhines ulur ne nje nga tavolinat e restorantit, per te mos thene sa here e kam pare te dali nga kuzhina per te folur ne telefon. 10 cigare, nga 5 minuta secila, i thone 50minuta, te cilat i paguaj une. Ku eshte problemi ketu? Te une apo te punetori? Thjeshte po jap nje shembull! Sigurisht qe kam edhe shume shembuj punetoresh te shkelqyer, por me beso qe keta si ky qe ju dhashe jane shume te shpeshte dhe ne shtim.”, shkroi Blerina Bombaj./dritare.net
Fraksion.com