AktualitetPolitikëTë fundit

Monika Kryemadhi fut në Kuvend Petrit Vasilin, ‘djeg’ Kejdi Mehmetajn

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka pranuar mandatin e deputetes në Fier, ku kryesonte listën më 25 prill, duke “djegur” kështu Kejdi Mehmetajn që ishte renditur e dyta në këtë qark, ndërsa i ka lënë mandatin e Tiranës Petrit Vasilit. Vasili ishte renditur i 3 në listë dhe nuk arriti të fitonte mandat, ndërsa rezulton kandidati më pak i votuar me 362 vota.

Kryemadhi në 25 prill kandidoi në 3 qarqe, në Tiranë, Fier, Elbasan, në të treja qarqet e para në listë, por mandat mori vetëm në 2 prej tyre. Duke qenë se Kryemadhi kishte mundësi të zgjidhte mes mandatit të Tiranës dhe të Fierit, me zgjedhjen e saj do ti jepte shansin të futej në Kuvend Kejdi Mehmetajt ose Petrit Vasilit, dhe zgjodhi këtë të fundit.

Gjithsej LSI në zgjedhje mori 4 mandate. Në Fier një mandat Monika Kryemadhi, në Tiranë 2 mandate, të parin e kishte Kryemadhi(por që e pasoi te Vasili) të dytin Erisa Xhixho. Ndërsa në Shkodër mandatin e 4 të LSI e fitoi Agron Çela. Në Korçë dhe Berat LSI e humbi mandatin për pak vota.

 

Fraksion.com