20 plumba drejt pronarit të ‘Orange’ në Sarandë; Arrestohet një nga autorët, në kërkim dy të tjerë
Është ndaluar një nga autorët ku u qëllua me 20 plumba në drejtim të pronarit të “Orange”, Spiro Iljadhi 35 vjeç, afër lokalit të tij, ku rastësisht u plagos edhe pushuesi Marin Jano, 33-vjeç.
Në prangat e policisë ka rënë Redjan Haderi, 33 vjeç nga Tepelena.
Haderi është ndalur në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne, ndërsa policia është në kërkim të dy të kërkuarve të tjerë.
Në këtë operacion, veç policisë së Sarandës po marrin pjesë edhe ajo e Gjirokastrës dhe e Tepelenës.
Mësohet se Haderi ka pranuar krimin para oficerëve të policisë, ndërsa ka nënvizuar se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit. Haderi nuk është një emër i panjohur për drejtësinë, pasi ai njihej si një person me precedent të shumfishtë penal.
Njoftimi i Policisë:
Sarandë
Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mengjesin e ditës se djeshme, në lagjen Nr.1, Sarandë, ku mbetën të plagosur me armë zjarri shtetasit S. I., dhe M. J., nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë, u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim: R. H., 33 vjeç, i dyshuar si bashkëpuntor i shtetasve A. C., 35 vjeç dhe V. C., 33 vjeç (vëllezër) të shpallur në kërkim nga Policia.
Vijon puna intensivisht për kapjen e dy autorëve të tjerë të dyshuar të ngjarjes dhe vendosjen e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare Sarandë, për veprime te mëtejshme hetimore.
Fraksion.com