AktualitetTë fundit

Iu merrnin para turistëve duke i mashtruar me lojërat me letra, arrestohen 3 të rinj në Durrës

Lojërat me letra në plazh duke mashtruar turistët u kanë kushtuar shumë 3 të rinjve nga Durrësi.

Skema e tyre e mashtrimit është zbuluar, e për pasojë janë vënë në prangat e policisë. Bëhet fjalë për 3 të rinjtë Bruxhino Murati 28 vjeç, Albi Xhixha 19 vjeç banues në Shijak dhe Klejdi Dusho, 19 vjeç, banues në Skrapar.

Se si funksionin këto lojëra është ende e paqartë, por nga sa mësohet me anë të kësaj skeme mashtrimi, ato u kanë marrë turistëve një sasi të konsiderueshme parash.

Tre të rinjtë u arrestuan në momentin që po mashtronin një turist nga Kosova, teksa gjatë kontrollit fizik iu dhet dhe kanabis. Ndaj tyre, rëndojnë akuzat për veprat penale “Mashtrimi” kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Durrës

Mashtronin turistët nëpërmjet lojërave me letra, duke iu marrë shuma të ndryshme parash, bien në prangat e Policisë 3 shtetas.

Gjatë kontrollit fizik, njërit prej të arrestuarve iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e krimeve që ndodhin kryesisht gjatë sezonit turistik, kanë vijuar kontrollet përgjatë vijës bregdetare dhe në stacionet e autobusëve ku zbresin turistët.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë duke mashtruar një shtetas kosovar, shtetasit:

B. M., 28 vjeç, A. Xh., 19 vjeç banues në Shijak dhe K. D., 19 vjeç, banues në Skrapar.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, organizonin lojëra me letra me turistët dhe përfitonin para prej tyre nëpërmjet mashtrimit.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit A. Xh. iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Mashtrimi” kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

Fraksion.com