AktualitetTë fundit

Mbërrijnë 50,000 doza të tjera Coronavac; Ritmet e vaksinimit do të vijojnë të rriten, për një sezon turistik përtej pandemisë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot mbërritjen në Aeroportin e Rinasit të 50,000 dozave të tjera të vaksinës Coronavac.

“Edhe 50,000 doza të tjera të vaksinës Coronavac sapo kanë mbërritur në Shqipëri, duke e çuar në 1,067,950 sasinë e vaksinave antikovid të mbërritura deri tani. Ritmet e vaksinimit do të vijojnë të rriten ditë pas dite, për një sezon turistik përtej pandemisë”, u shpreh Rama.

Që nga fillimi i fushatës “Shqipëria Buzëqesh” janë kryer 871 421 vaksinime antikovid në vend.

Ministrja Manastirliu deklaroi dje se me ardhjen e dozave të tjera të vaksinave gjatë ditëve në vijim, do të ulet fashat e vaksinimit masiv në 50 vjeç.

Vaksinimi po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com