AktualitetTë fundit

Koronavirusi në Shqipëri: 2 raste të reja në 24 orët e fundit, asnjë humbje jete

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:
Janë kryer 1693 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 2 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: nga 1 rast në Shkodër, Librazhd

Aktualisht janë 118 pacientë aktivë me Covid19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë, nga të cilët 3 pacientë janë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 8 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,918 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (20 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 2
Të shëruar në 24 orë 8
Të shtruar në spitale 5
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1693

Testime totale 775,950

Raste pozitive 132,490
Raste të shëruara 129,918
Raste Aktive 118
Humbje jete 2,454

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër 43
Tiranë 31
Durrës 12
Berat 10
Lezhë 7
Elbasan 6
Dibër 3
Gjirokastër 2
Kukës 2
Korçë 1
Fier 1

 

Fraksion.com