Rritet numri i infeksioneve ditore në Rusi, Moska goditet rëndë
Ekipi kombëtar i Rusisë për luftën kundër koronavirusit njoftoi të shtunën për 17,906 raste të reja infeksionesh, më shumë se dyfishi i numrit ditor që nga fillimi i muajit qershor.
Më shumë se gjysma e infeksioneve të reja janë shënuar në Moskë, ku rastet janë trefishuar këtë muaj. Rritja e numrit të infeksioneve ka alarmuar zyrtarët të cilët kanë shtuar kufizimet me qëllimin pengimin e përhapjes së infeksioneve.
Moska, periferia e saj dhe dy rajone të tjera ruse dhanë urdhër këtë javë për vaksinime të detyrueshme për punonjësit në fushat e tregtisë, arsimit dhe sektorë të tjerë të shërbimeve.
Kryeqyteti rus ka mbyllur restorantet nëpër qendrat tregtare dhe ka kufizuar orarin e shërbimeve me porosi për restorantet dhe baret në mbarë qytetin.
Rusët janë shumë hezitues ndaj vaksinimeve ndërsa vetëm afro 12% e popullsisë ka marrë një dozë. Rreth 5.3 milionë raste janë raportuar në vendin me 146 milionë banorë. Rusia ka njoftuar për 128,911 vdekje, ndërsa ekspertët thonë se shifrat e infektimeve dhe vdekjeve mund të jenë më të larta./voa
Fraksion.com