Austria angazhohet për impulse të reja për afrimin e gjashtë vendeve të BP në BE
Lajçak në kuadër të takimit me ministrat nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në Vjenë: „Normalizimi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës është thelbësor për të gjithë rajonin“
Në periudhën pas krizës së shkaktuar nga pandemia e koronavirusit ky rajon duhet të vendoset sërish më intensivisht në fokusin europian. I ngrarkuari i posaçëm i BE-së për Ballkanin, Miroslav Lajçak, pavarësisht vështirësive u shpreh me optimizëm të matur. Sipas tij nuk ka alternativë përveç dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës. „Kjo është thelbësore për të gjithë rajonin”. Raportet mes serbëve dhe kosovarëve vazhdojnë të jenë të tensionuara që pas fundit të luftës më 1999 dhe shpalljes së pavarësisë nga Kosova më 2008. Një zgjidhje e konfliktit do t’i lehtësojë dukshëm bisedimet e antarësimit. Kosova ashtu si dhe Bosnjë-Hercegovina janë vende që mund të kandidojnë për antarësimin në BE. Ndërkohë që Serbia e Mali i Zi si dhe Shqipëria e Maqedonia e Veriut janë në fazë negociatash për antarësim në BE/dw
Fraksion.com