Shokon 32-vjeçari: Caroline e mbyta me jastëk sepse 5 minuta me duar nuk ia dola dot
Rrëfimi që bëri Harry Anagnostopulos për vdekjen e gruas së tij Caroline Crouch, është bërë edhe më shokues. Ai ka pranuar të bashkëpunojë me hetuesit duke treguar çdo detaj për minutat fatale.
Harry tha se gjithçka nisi nga gjaknxehtësi sepse pa që e shoqja në nerv e sipër e mori fëmijën dhe e hodhi shkujdesur në krevat.
Në këtë moment, tregon 32 vjeçari versionin e tij, mu errën sytë, u ngrita, iu sula duke i hedhur duart në fyt. Ia shtrëngova që ta mbytja. Por po kalonin pesë minuta dhe nuk po ia dilja dot ndaj mora jastëkun dhe ia vura në fytyrë derisa ajo nuk po lëvizte më”.
Pas kësaj, ai ka njoftuar policinë për ti thënë versionin se tre persona, shqiptarë, hynë me dhunë në banesën e tyre dhe e lidhën ndërsa vrisnin të shoqen e cila gjendej pranë Lydia 11 muajshe.
Kur mbërriti policia, Harry pyeti njërin prej tyre nëse e shoqja kishte vdekur.
Harry Anagnostopulos do të qëndrojë deri të martën në paraburgim, para se gjykata të vlerësojë nëse ai do të lirohet me kusht garancie pasurore apo do të mbahet në burg.
Policia greke tha sot se i komunikoi zyrtarisht 32 vjeçarit, masën e sigurisë me burg deri në vlerësimin nga gjykata, me akuzën për vrasje me dashje dhe paramendim të gruas së tij 20 vjeçare Caroline Crouch të cilën e thërriste Manuela.
Veshja antiplumb u pa e detyrueshme nga policia, për lëvizjet e 32 vjeçarit pasi ka ngjallur neveri kudo në Greqi dhe jashtë saj për vdekjen e gruas së tij Caroline Crouch.
32 vjeçari më parë kishte qenë një pilot helikopterësh.
Fraksion.com