AktualitetTë fundit

Prodhonin jufka në Dibër: Nën hetim penal dy pronarët e punishteve për kushtet higjienike të papërshtatëshme

Dy pronarë të dy punishteve që dyshoheshin se përdoreshin në mënyrë të kundërligjshme për prodhimin e ushqimit për konsum, janë proceduar penalisht në Dibër.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Dibër, filloi procedimi penal për shtetasit M. K., 55 vjeç, banues në Shupenzë dhe M. P., 65 vjeç, banues në Peshkopi.

Si rezultat   në  Shupenzë është bllokuar punishtja e shtetasit M. K., dhe në qytetin e Peshkopisë është bllokuar punishtja e shtetasit M. P.,  pasi janë konstatuar duke prodhuar  produkte ushqimore në kushte të pa përshtatshme higjienike në kundërshtim me ligjin ‘Për Ushqimin’, dhe aktivitetin e ushtronin  pa qenë të regjistruar pranë organeve tatimore.

Materialet procedurale  iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprat penale “Mashtrimi me produktet ushqimore”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Ushtrimi i aktivitetit pa qenë i regjistruar pranë organeve tatimore”.

 

Fraksion.com