AktualitetRajoniTë fundit Në Bosnje mirëpritet rezoluta e Malit të Zi për Srebrenicën 18 Qershor, 2021 admin Anëtarët e Presidencës së Bosnjës, Zhelko Komshiq dhe Shefik Xhaferoviq, e mirëpritën vendimin e Kuvendit të Malit të Zi për të miratuar një rezolutë, e cila ndalon mohimin e gjenocidit në Srebrenicë. “Unë e konsideroj atë një akt civilizimi, veçanërisht për shkak të faktit që e ndalon mohimin e gjenocidit”, tha Komshiq. Për Xhaferoviqin, miratimi i rezolutës “paraqet një hap civilizues përpara dhe një kontribut të pamatshëm në rivendosjen e besimit dhe forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajon”. Në Srebrenicë të Bosnjës, forcat serbe kanë vrarë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë gjatë luftës, më 1995. Parlamenti i Malit të Zi, me mbështetjen e Partisë Demokratike të Socialistëve në opozitë, ka miratuar më 17 qershor rezolutën që e ndalon mohimin e gjenocidit në Srebrenicë. Ligjvënësit malazezë gjithashtu kanë votuar për shkarkimin e ministrit të Drejtësisë, Vlladimir Leposaviq, i cili e ka mohuar gjenocidin në Srebrenicë. Gjykata e Hagës për ish-Jugosllavinë ka konstatuar se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid. Rezoluta e Malit të Zi i dënon deklaratat, veprimet dhe politikat që e mohojnë ose e vënë në dyshim gjenocidin në Srebrenicë, ndërsa 11 korrikun e shpall Ditë të Përkujtimit për Viktimat e Srebrenicës./rel Fraksion.com