Life StyleTë fundit

Angelina Jolie i kthen fëmijët kundër Brad Pitt; Tre prej tyre duan të dëshmojnë në favor të saj në gjyqin ndaj aktorit

Pas divorcit, Angelina Jolie dhe Brad Pitt, prej dy vitesh janë në një betejë të ashpër gjyqësore në lidhje me kujdestarinë e fëmijëve të tyre.
Avokatët e Jolie, paraqitën një dokument në dhjetor të 2020-ës, ku thuhej se tre nga gjashtë fëmijët e saj me Pitt, donin të dëshmonin kundër tij gjatë procedurave, shkruan “US Weekly”.

Ish-çifti ndajnë bashkë fëmijët: Maddox, 19, Pax, 17, Zahara, 16, Shiloh, 15 dhe binjakët Knox dhe Vivienne, 12.

“Fëmijët, kujdestaria e të cilëve është në diskutim, janë mjaft të rritur për të kuptuar se çfarë po ndodh“,- shkruhet në dokumentin e marrë nga “US Weekly”.

“Gjyqi do të ndikojë domosdoshmërisht tek ta emocionalisht. Tre nga fëmijët kanë kërkuar të dëshmojnë.”

Dokumenti u paraqit si pjesë e përpjekjes së vazhdueshme të Jolie për të larguar gjyqtarin John Ouderkerk nga çështja, për shkak të lidhjeve të tij të pretenduara me ekipin ligjor të Pitt. Avokatët e aktorit argumentuan se fëmijët as që duhej të ishin vendosur në pozitë që të dëshironin të dëshmonin.
Maddox, i cili është 19 vjeç, pra nuk është i mitur, dëshmoi kundër babait të tij në mars.

Ai nuk e përdor ‘Pitt’ si mbiemrin e tij në dokumentet që nuk janë të ligjshme, por përdor Jolie. Maddox dëshiron të ndryshojë ligjërisht mbiemrin në Jolie, gjë të cilën Angelina ka thënë se nuk e mbështet.

 

Fraksion.com