“Mik special”; Rama takon Sarkozy në shtëinë e tij në Paris: Privilegj të këshillohem
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në shtëpinë e ish-presidentit të Francës, Nicolas Sarkozy.
Rama, teksa publikoi foto të takimit me Sarkozy, tha se kishte biseduar për sfidat e Shqipërisë dhe rajonit tonë, në rrugën e zhvillimit ekonomik, social e të integrimit europian.
“Me një mik special në shtëpinë e tij në Paris, presidentin Nicolas Sarkozy, me të cilin kam privilegjin të këshillohem për sfidat e Shqipërisë dhe rajonit tonë, në rrugën e zhvillimit ekonomik e social, e të integrimit europian”, shkroi Kryeministri Rama.