AktualitetBota+Të fundit

Ja arma “e çuditshme” që u përdor për ta ruajtur presidentin amerikan

Vizita e Biden në Evropë ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, jo vetëm për rëndësinë gjeostrategjike por edhe për mbrojtjen që u përdor.  Të hënën presidenti u takua me mbretin Philippe të Belgjikës,  në Pallatin Mbretëror në Bruksel dhe personeli i sigurisë në zonë u pa që mbante në dorë një armë anti-dron për të parandaluar gjithçka, nga fotot ajrore deri në përpjekjet për vrasje.

Fotografi i stafit të New York Times Doug Mills kapi foton e mësipërme të rojeve të sigurisë që dukeshin më shumë sikur ishin të përgatitur për një pushtim të huaj.

Dy lloje të ndryshme të sistemeve anti-dron mbaheshin nga anëtarë të Policisë Federale Belge, një që shkrep predha ndaj dronëve dhe një tjetër që përdor bllokimin e radiofrekuencës me të cilin kontrollohet droni.  Arma që ka tërhequr vëmendjen e dronëve që përdor policia belge, i përkasin kompanisë austriake DroneShield.

Media të ndryshme kanë publikuar pamjet e forcave të sigurisë, ku shiheshin nëpër rrugë duke mbajtur këto lloj armësh.

 

Fraksion.com